7 VJET, GALAKTIKA Pictures

 

Produksioni Galaktika Pictures, sot mbush shtatë vite nga themelimi dhe fillimi me punë. Këto shtatë vite, kanë kaluar me shumë përkushtim për të punuar në realizimin e punëve dhe projekteve që na janë besuar nga institucione të ndryshme, kompani dhe artistë. Pavarësisht angazhimeve të mëdha, sukseset e njëpasnjëshme nuk na kanë lejuar që të ndjejmë lodhje aspak. Andaj edhe vazhdojmë punën me shumë përkushtim. Motivin më të madh për të vazhduar punën na jep suksesi i arritur me tre filmat e metrazhit të shkurtër (“Conversation on Life”, “The Beginning” dhe “Decision”) me të cilat kemi arritur që të përfaqësojmë jo vetëm produksionin tonë, por edhe shtetin në mbi 150 festivale brenda dhe jashtë vendit, deri në Kanada dhe Australi. Ndërsa kemi sjellë në Maqedoninë e Veriut 10 çmime ndërkombëtare.

Produksioni Galaktika Pictures, për shtatë vite me radhë ka arrituar marveshje me kompani për distribuim të filmave nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës “Intellect Picturestë”, Kanadasë “Word Film Fair”dhe Iranit “Filma Production”.

Përveç këtyre me sukses, është realizuar edhe filmi i metrazhit të shkurtër "July".
Jemi në parapërgaditje me projektin e fundit "KOMA" film i metrazhit të gjatë i finansuar nga Agjensioni për film të RMV-së. Kemi realizuar dhjetëra dokumentarë, qindra emisione të cilat janë transmetuar në media të ndryshme në vend dhe rajon, reklama për bizneset, dizajne të logove për kompanitë, materialeve propaganduese e të tjera, video klipe për artist të ndryshëm, koncerte të ndryshme, si dhe albume.
Për momentin, punojmë në shumë projekte në sferat e lartëpërmendura. Tashmë kemi përvojën e duhur dhe guximin e pafund. E vetmja gjë që mund të shtojmë është se në të ardhmen, projektet e mëdha, për ne nuk do të llogariten si sfida, por si besim i dhënë dhe do të realizohen me profesionalizmin më të madh. Njëkohësisht falënderojmë të gjithë ata që gjatë këtyre viteve kanë bashkëpunuar me ne, ata që na kanë dhënë mbështetje dhe të gjithë ata që na besuan.

 

Rruga jonë e përbashkët vazhdon...

 

Me respekt

Themeluesit: Bunjamin Kurtishi dhe Fidush Aliu